INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta zbulon arsyen e darkës me kryeministrin Rama

Meta zbulon arsyen e darkës me kryeministrin Rama

Publikuar më: 18:08 22-02-2017

Kryeministri i vendit Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta kanë darkuar mbrëmjen e djeshme pranë ambienteve të kryeministrisë. Kryeparlamentari Meta, ka folur për mediat për darkën me Ramën dhe është shprehur se ishte një takim rutinë punë, dhe se ata diskutuan për Reformën në Drejtësi.  Meta i është përgjigjur pyetjeve për "qeverinë teknike" dhe "dialogun me opozitën".

Gazetarët: Qeveri teknike?

Meta: Nuk dua të hyj në çështje konkrete dhe në çështje specifike. Rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi në mënyrën më kushtetuese, ligjore dhe transparente dhe kjo çështje e domosdoshme dhe së dyti rëndësinë e dialogut për të garantuar standardet më të larta evropiane të zgjedhjeve më 18 qershor dhe kjo kërkon klimë dialogu dhe bashkëpunimi.

Gazetarët: A do dialogoni me opozitën?

Meta: Dialogu me opozitën është kyç për integrimin në BE. Parlamenti në radhë të parë është i opozitës, mazhoranca ka edhe qeverinë. Është e mirëpritur që të çojë përpara kërkesat e saj. Parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. Duhet të rritet besimi i shqiptarëve tek zgjedhjet dhe të përmirësohet klima politike.

Gazetarët: Negociata me opozitën?

Meta: Negociatat nuk hapen pa u realizuar vetingu dhe pa u realizuar zgjedhje me standarte të larta më 18 qershor, hajde bashkojmë forcat për të ecur në këtë drejtim.

Sa i takon mbledhjes së Kryesisë së LSI në orën 19:00 të pasdites së sotme, Meta tha se ka qenë e programuar dhe se nuk u vendos pas darkës me Kryeministrin. “Mbledhja ka qenë e planifikuar në vijim të angazhimit të forumeve të LSI-së”.

Article Logic
Execution time: 0.0034668445587158