“Metropoli Dhuron” është një fushatë që ka të bëjë me dhurimin dhe sensibilizimin e njerëzve për të kontribuar për njerëzit e tjerë që nuk kanë mjaftushëm ushqim në tryezën e tyre.
Nisma organizohet nga teatri Metropol në bashkëpunim me “Foodbank Albania” që shërben si urë lidhëse mes atyre që duan të kontribojnë me personat që kanë nevojë për ndihma.
“Teatri Metropol” është institucioni i parë kulturor në vendin tonë që ndërmerr një fushatë të tillë duke kontribuar përmes një shume simbolike që ne ofrojmë përmes biletave nga shfaqja “Nata dymbëdhjetë nga Uilliam Shekspir”. I gjithë stafi i teatrit vendosi me mirëkuptim që të kontribonim me sa të kishin mundësi që të mbushim tryezat e atyre personave që u mungon ushqimi”- tha Arbios Komoni, asistent regjisor në intervistën për In Tv.
Për të gjithë ata që do të vijnë të ndjekin shfaqen “Nata e dymbëdhjetë” deri me datë 4 shkurt, Teatri Metropol ofron zbritje prej 40% në cmimin e biletës. Pra nëse sjell produkte bazë të shportës së ushqimeve bileta e shfaqës behët 300 lekë nga 500 lekë që kushton normalisht.
Të ardhurat e mbledhura do të shkojn ë për familjet në nevojë,për jetimët, familjet rome dhe për menzat sociale.
“Jetojmë në një shoqëri me një nivel jo aq të mirë financiar dhe ekonomik, shpesh herë shtrohet pyetja, pse unë duhet të konsumoj art apo ne artistët i shtrojmë pyetje vetës, pse unë duhet të prodhoj art kur komshiu im ska bukë për të ngrënë. Unë besoj se kultura vjen paralelisht me stomakun” shtoi më tej z.Komoni.
Në fund z.Komoni tha se shqiptarët janë njerëz shumë të varfër por me zemër shumë të madhe dhe janë bamirës. Unë I ftoj të rinjtë për kulturë dhe për kultivim, në momentin që do jemi të kulturuar dhe të kultivuar çdo gjë do shkojë mirë. I bëj thirrje që të bëjnë sa më shumë bamirësi dhe ejani në teatër.