Microsoft sapo njoftoi se do të mbajë një event për lansimin e kompjuterave të rinj Surface në New York City më 2 tetor.
Ndoshta mund të presim përditësime në tabletët dhe laptopët Surface Pro të kompanisë së bashku me laptopin e fuqishëm Surface Book 2.
Kompania gjithashtu mund të debutojë me një pajisje Surface të re i cili do të prezantohet në eventin Microsoft këtë tetor.
Ajo që nuk mund të presim, është smartphone i palosshëm, me emrin në kod Andromeda, që sipas rumorsave që xhirojnë në rrjet, nuk do të debutojë në këtë eveniment.
Diçka tjetër që do prezanotohet në eventin e Microsoft do të jetë zbulimi zyrtar i përditësimit të tetorit 2018 në Windows 10, i cili do të sjellë një numër karakteristikash të reja në sistemin operativ.Tani na ngelet vetëm të presim eventin për surprizat që Microsoft ka në mendje per ne.