INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Miell gruri' nga Kosova e Serbia. AKU bllokon 55 ton, mashtrohej me cilësinë

'Miell gruri' nga Kosova e Serbia. AKU bllokon 55 ton, mashtrohej me cilësinë

Publikuar më: 11:57 01-09-2018

Në kuadër të masave të përforcuara për sigurinë e cilësinë ushqimore të produkteve që importohen, AKU ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 55 ton “miell gruri”.
Inspektorët e AKU-së Kukës gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Morinë evidentuan 2 subjekte, të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin “miell gruri” me origjinë nga Kosova dhe Serbia. Konkretisht, për ngarkesën 30 ton “miell gruri” nga Kosova me nr.loti 06, pas analizave të kryera nga laboratori i DRAKU, Durrës ky produkt rezultoi me nivelin e proteinës më të ulët se ai i deklaruar në dokumentacion dhe më i ulët se norma e lejuar për prodhim buke. Konkretisht sipas ekzaminimeve laboratorike niveli i proteinës rezultoi të ishte 11.37 % , 11.44% dhe 11.5%, ndërkohë që në fletë analizën që shoqëron produktin, niveli i proteinës është shënuar 12.08% kurse në ambalazhin e produktit është max 13%.
Për ngarkesën 25 ton “miell gruri” nga Serbia produkti nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues.Raport -analiza nuk ka nr.loti, date prodhimi/skadimi që ta lidhi me produktin 25 ton miell gruri. Për më tepër niveli i proteinës së deklaruar në raport analize(12.74%) është i ndryshëm nga ai që shënohej në ambalazh të tyre (9.5%), është thënë në njoftimin e AKU.
Menjëherë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri bllokimi e ngarkesës me sasi 55 ton bazuar në legjislacionin në fuqi, dhe do të ndiqen procedurat doganore për kthimin në origjinë.

mielli_serb_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209