INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mijëra të prekur nga tumoret! Manastirliu raporton, Vasili e korigjon [VIDEO]

Mijëra të prekur nga tumoret! Manastirliu raporton, Vasili e korigjon [VIDEO]

Publikuar më: 14:30 17-10-2017

Në muajin kundër kancerit të gjirit Ministrja e Shëndetësisë është thirrur në Komisionin e shëndetësisë për të raportuar mbi situatën në vend. Ajo tha se shifrat s’janë optimiste, pasi ato shtohen çdo vit me 6000 tumore të reja në vit nga të cilat rreth 500 janë kancer gjiri. Teksa Manastirliu ka thënë se po punohet për parandalim është hedhur Kreu i Komisionit, Vasili duke thënë se duhet të flitet shkencërisht me teminologjinë e duhur.
Po në komsioni ishin të ftuar dhe mjekë të spitalit onkologjik dhe ekspertë të ISHP, ku onkologia Dhurata Tarifa tha se shërbimi duhet të shtrihet dhe në rrethe, se vizitojnë 10 pacientë në 1 orë kur duhet të jenë 3, që diagnoza të jepet me qetësi. Ndërsa Alban Ylli la të kuptohet se frika ka bërë që gratë shqiptare të bëjnë më shumë eko se ato europiane.
Një jetë me ushqime të shëndetëshme dhe pa vese si alkooli apo duhani do të ndikonin më shumë në uljen e të prekurve nga kanceri ndaj dhe mjekët në këto kushte thonë se institucionet duhet të hartojnë politika të mirëfillat, që edukimi të nisë që nga shkollat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662