Milani fiton dhe Mihajloviç buzëqesh. Me nga një gol në ekstremet e lojës kuqezinjtë mundin Fiorentinën e drejtuar nga Paulo Sousa. Rezultati 2-0 ishte i drejtë përsa i përket lojës së zhvilluar, ku të besuarit e trajnerit serb Mihajloviç u treguan më të përqëndruar dhe e kërkuan fitoren me ngulm. Ishte kolumbiani Bacca ai që shënoi i pari dhe pasi tij, shënoi edhe afrimi më i fundit në merkaton e Janarit, Kevin “Prince” Boateng. Më këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e gjashtë me 32 pikë në kampionatin italian të futbollit. Kujtojmë që në krye të “Serie A” qëndron Napoli me 44 pikë, i cili mundi një ditë më parë Sassuolon me rezultatin 3-1.