INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri i Jashtëm grek i shqetësuar, shqiptarët muzikën e ushqimin na i pëlqejnë, po na shajnë!

Ministri i Jashtëm grek i shqetësuar, shqiptarët muzikën e ushqimin na i pëlqejnë, po na shajnë!

Publikuar më: 14:36 06-10-2017

Në Samitin e vendeve të Ballkanit, ku u diskutua për forcimin e sigurisë, marrjen e masave për refugjatët dhe bashkëpunimin mes vendeve në fusha të ndryshme, u fol edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, në një prononcim të shkurtër për televizionin “Star” ka deklaruar se çfarë i shprehu homologu i tij shqiptar gjatë samitit në Selanik.
“Jetojmë në paradoksin që zgjohemi në mëngjes me muzikë greke për të shkuar me energji në punë dhe më pas na shajnë. Pastaj dalin për kafe dhe hanë një sufllaqe greke dhe në fund të ditës përsëri flasin keq për ne. Ekziston një paradoks”, ka përshkruar ministri Kotzias, raportet mes shqiptarëve dhe grekëve.
Në Samitin e Selanikut, Shqipëria dhe Greqia kanë biseduar në veçanti për bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe të repartit të zjarrfikësve. /tvklan

Article Logic
Execution time: 0.0035128593444824