INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Brëndshme: Ligji për Sigurinë Publike u hartua në bashkëpunim me partnerët e huaj

Ministria e Brëndshme: Ligji për Sigurinë Publike u hartua në bashkëpunim me partnerët e huaj

Publikuar më: 20:07 05-04-2016

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me “Ligjin për Sigurinë Publike”. Kjo deklaratë erdhi pasi Presidenti Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, ligjin për masat shtesë të sigurisë publike.

Ministria e Punëve të Brëndshme ka deklaruar se “Ligji për Sigurinë Publike është hartuar në bashkëpunim me partnerët” si dhe sqaron se pergatitja, shqyrtimi dhe miratimi i ligjit “Për masat shtesë të sigurisë”, është realizuar në të gjitha etapat e tij, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë si dhe në konsultim me grupet e interesit, përfshirë Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

“Grupi i punës, në harkun kohor të 8 muajve që është nevojitur për ligjin, ka pasur kontakte të vazhdueshme me ekspertët e misioneve ndërkombëtare të atashuara në Shqipëri.  Bëjmë me dije gjithashtu se në ligj janë reflektuar edhe sugjerimet e grupeve të konsultuara të interesit gjatë takimeve të zhvilluara.Nga ana tjetër, nënvizojmë se ekspertët ndërkombëtarë në vazhdimësi kanë dhënë vërejtjet e tyre për projektligjin, si në formë të shkruar, ashtu edhe në takimet e rregullta me grupin e punës, vërejtje të cilat janë reflektuar në ligjin e miratuar”, thuhet në njoftim.

Më tej Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se“janë organizuar konsulta me grupet e interesit, si dhe një takim i gjerë publik me ta, ndërkohë vërejtjet e tyre janë reflektuar në variantin e fundit që qeveria ka dërguar në Kuvend.Njëherësh theksojmë se ligji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.”

Article Logic
Execution time: 0.0023238658905029