INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Energjisë dhe Industrisë reagon për banorët e Zharrëzës: Do ju zgjidhim hallet [FOTO]

Ministria e Energjisë dhe Industrisë reagon për banorët e Zharrëzës: Do ju zgjidhim hallet [FOTO]

Publikuar më: 16:30 26-02-2017

Rruga e gjatë nga Zharrëza dhe protesta e banorëve të këtij fshati nuk ka shkuar dëm. Ata tashmë duket se kanë marrë një zgjidhje dhe ky njoftim vjen nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

Përmes një letre të cilën ia ka dorëzuar protestuesve,kjo ministri është shprehu se pas dakordësisë së arritur, kjo grevë nuk ka arsye të vazhdojë.

 “Bashkelidhur gjeni minutat e takimit të djeshëm të zhvilluar mes zv.kryeministrit z.Niko Peleshi dhe përfaqesise se grevistëve te Zharrëzës. Këto minuta takimi të zbardhura dhe dakordësia e arritur mbi to u firmosën nga zv.ministri Ilir Bejtja në cilësinë e nënkryetarit të grupit ndërministror të punës.

Brenda javes së ardhshme do të përmbyllet procesi i modaliteteve për adresimin e çështjeve të trajtuara ndërsa puna në terren vazhdon përmes organeve të pushtetit lokal. Qeveria mbetet e angazhuar për t’i shkuar deri në fund zgjidhjes përfundimtare të problemeve të trajtuara.

Në vlerësimin tonë, arsyet e qëndrimit të grevistëve në ambientet e jashtme të Ministrisë se Energjisë nuk ekzistojnë më për aq kohë sa problematikat e ngritura prej tyre janë futur tashmë në rrugën e zgjidhjes”,-thuhet në deklaratën e  Ministrisë së  Energjitikës.

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766