INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Financave thjeshton procedurat, ja cilat janë dokumentet dhe taksat që mund të paguani online...

Ministria e Financave thjeshton procedurat, ja cilat janë dokumentet dhe taksat që mund të paguani online...

Publikuar më: 10:48 17-01-2018

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në një letër të posaçme drejtuar organizatave të biznesit njoftoi të martën të gjitha dokumentet  që gjenerohen online dhe taksat që paguhen po në këtë mënyrë. Dokumentet që mund të paguani online renditen si më poshtë:

-Certifikata e regjistrimit në QKB, përfshirë NIPT/NUIS

-Ekstrakt historik i kompanisë

-Vërtetim për posedim mjetesh

-Vërtetim për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për tatimpaguesit E-SIG 02a

-Vërtetim për të ardhurat e realizuara në tre vitet e fundi për tender

-Vërtetim për individ të paregjistruar

-Formulari E-SIG03a – Vërtetim për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për individët

-Vërtetim për përgjegjësinë tatimore

-Vërtetim për pagimin e detyrimeve

-Vërtetim për statusin e tatimpaguesit

-Vërtetim për regjistrimin e investitorit tek Drejtoria Rajonale

-Dëshmi penaliteti dhe vërtetim i gjendjes gjyqësore

-Të gjitha llojet e certifikatave që gjenerohen nga sistemi i gjendjes civile

Me një llogaritje të thjeshtë, vetëm përmes heqjes së detyrimit për dorëzimin e këtyre dokumenteve nga qytetarët dhe sipërmarrja, u kemi kursyer atyre rreth 598 mijë dokumente dhe 56 vite kohë pritje në radhë e sportele, në vetëm një vit.

Në fazën e dytë të reformës, ne po avancojmë në dy korsi paralele, së pari reduktimi i numrit të lejeve, licensave dhe autorizimeve të cilat përbëjnë mbirregullim të tregut, për të cilat është përgatitur tashmë paketa e plotë e ndryshimeve ligjore dhe së dyti, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), po punojmë për ofrimin e shërbimeve të reja online, që përfshijnë pagesat elektronike në tatime, autorizime të lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, leje të punës dhe vërtetime të zyrave të punës etj, thuhet në letrën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Brenda muajit janar, do të ofrohen të tjera lehtësi në favor të sipërmarrjes:

l- Nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave:

-Katër autorizime të rëndësishme të regjimeve doganore do të ofrohen online:

-Autorizim për Regjim të Lejimit të Përkohshëm me Përjashtim të Pjesshëm

-Autorizim për Regjim të Përpunimit Pasiv (RPP)

-Autorizim për Regjim të Magazinimit Doganor

-Autorizim për Regjim të Përpunimit Aktiv (RPA)

Gjithashtu, tre procese të rëndësishme në kërkesat e subjekteve pranë DPD-së lidhur me produktet e akcizës, duke synuar standardizimin dhe lehtësimin e procesit, do të ofrohen online:

-Porosi pulla fiskale për produktet e akcizës

-Modifikim profili në sistemin Sicpatrace, shtesë furnitori

-Modifikim profili në sistemin Sicpatrace, shtesë kategorie produkti të akcizës

-Certifikimi elektronik i dokumentacionit nga ana e Agjensive Doganore për Ilogari të operatorëve ekonomikë, duke shmangur dorëzimin e tyre pranë Degëve Doganore, pra duke kaluar në një sistem doganor ”paperless”.

-Lehtësim i procedurave doganore nga ana e operatorëve ekonomikë duke shtuar kategorinë e përfituesve në kanalin ”jeshil”.

-Lehtësim i qarkullimit të mallrave nëpër pikat doganore për operatorët ekonomikë — duke prezantuar për herë të parë kategorizimin e kanalit ”blu”- ushtrim i kontrollit dokumentar duke liruar në mënyrë automatike (brenda 20 minutave) mallrat në qarkullim të lirë.

-Ngritja e një sistemi të vlerësimit qendror pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganavepër vlerësimin e deklaratave doganore elektronike në sistem për të gjithë ato raste që janë kategorizuar në kanalin e ” kuq” dhe kanalin e ”verdhë”.

2- Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve 13 shërbime pagesash do të ofrohen online:

-Pagesa online e taksës së TVSH të biznesit

-Pagesa online e tatim fitimit të biznesit

-Pagesa online e tatimit të lojrave të fatit të biznesit

-Pagesa online e tatimit mbi të ardhurat personale

-Pagesa online e rentës minerare të subjektit

-Pagesa online e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit

-Pagesa online e taksave kombëtare

-Pagesa online e tarifave kombëtare

-Pagesa online e tatimit të mbajtur në burim

-Pagesa online e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga biznesi   Detyrimet globale

-Pagesa online e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi nga biznesi

-Pagesa online e tatimit mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël, raporton Monitor.

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053