INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Shëndetësisë reagon pas vdekjes së 13 vjeçares në Fushë-Arrëz

Ministria e Shëndetësisë reagon pas vdekjes së 13 vjeçares në Fushë-Arrëz

Publikuar më: 18:49 27-03-2018

Pas vdekjes së 13-vjeçares në Fushë-Arrëz për shkak të problemeve shëndetësore, ka reagur edhe Ministria e Shëndetësisë. Sipas ministrisë, 13-vjeçarja ka humbur jetën në shtëpi, ndërsa tre fëmijët e tjerë që ndodhen në QSUT ndodhen në gjëndje të stabilizuar.

Sipas mjekë të QSUT, nuk ka shenja klinike për fruth por aktualisht po kryhen të gjitha analizat për të vërtetuar diagnozën.

REAGIMI I PLOTË:

Nje 13 vjecare ka nderruar jete ne shtepi mengjesin e sotem ne fshatin Berishe i Eperm ne Fushe-Arrez te Pukes. Familjaret kane lajmeruar sot mjekun e qendres shendetesore Berishe, pasi 13 vjecarja kishte nderruar jete ne shtepi.

Ndersa tre femijet e tjere te se njejtes familje, perkatesisht 11, 16 dhe 17 vjec u transportuan me helikopter drejt QSUT mesditen e sotme.Gjendja e tyre paraqitet e qete dhe po trajtohen ne pediatri dhe ne spitalin infektiv ne QSUT.

Sipas mjekeve te QSUT, nuk ka shenja klinike per fruth por aktualisht po kryhen te gjitha analizat per te vertetuar diagnozen. Nderkohe Ministria e Shendetesise ka ngritur nje grup pune per verifikimin e shkakut te vdekjes se 13 vjecares ne Fushe-Arrëz.

Article Logic
Execution time: 0.0020730495452881