INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria injoron kërkesat, pedagogët nisin grevën

Ministria injoron kërkesat, pedagogët nisin grevën

Publikuar më: 17:39 01-02-2019

Asambleja e Pedagogëve ka marrë vendimin e radhës, pas përfundimit të afatit një javor që i kishin lënë qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Në një vendim publik, të marrë nga pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale, si dhe me pjesëmarrjen e asambleve të UT, kanë vendosur:

-Të nisin grevën e pedagogëve

-T’u bëjnë thirrje asambleve të të gjitha fakulteteve të UT që të mblidhen sa më parë për të koordinuar veprimet

-T’u bëjmë thirrje të gjitha asambleve dhe pedagogëve të Universiteteve Publike që t’i bashkohen grevës së përgjithshme

Më herët ditën e sotme, Kreu i departamentit të Gazetarisë, Mark Marku në një prononcim për median u shpreh se nga takimi me Besa Shahinin nuk është arritur asgjë dhe se i kanë lënë afat deri në darkë për të marrë në konsideratë kërkesat e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889