INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrja e Arsimit nuk zhvillon takimin e lajmëruar në Shkodër! Arsyeja prezenca e mediave, revoltohen studentët

Ministrja e Arsimit nuk zhvillon takimin e lajmëruar në Shkodër! Arsyeja prezenca e mediave, revoltohen studentët

Publikuar më: 19:00 01-02-2019

Prania e kamerave në bibliotekën e Universitetit të Shkodrës ka bërë që Ministrja e Arsimit, Besa Shahini të anulojë diskutimin me studentët rreth #Paktit për Universitetin .

Në “Twitter”, ministrja është shprehur:

“Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”, shkruan Besa Shahini.

Ndërkohë studentët nuk e pritën aspak mirë këtë veprim duke thirrur në kor: “Turp, turp...”. Ministrja ka vazhduar me agjendën e saj duke takuar drejtues dhe pedagogë të Senatit të Universitetit dhe në faqen zyrtare në "Facebook" ka shpëndarë këtë mesazh: 

"Nga ana tjetër, një takim i frytshëm me pedagogët e Universitetit të Shkodrës, dakordësi dhe debate për #paktinpëruniversitetin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Kur pushon zhurma fillon puna. E gatshme të ulem në tryezë bisedimi me këdo që punon për zgjidhje"

Article Logic
Execution time: 0.0042128562927246