INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrja Nikolla flet pas protestës: VKM-në e kërkuan universitetet, studentët kanë gjithmonë të drejtë!

Ministrja Nikolla flet pas protestës: VKM-në e kërkuan universitetet, studentët kanë gjithmonë të drejtë!

Publikuar më: 21:59 06-12-2018

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka folur për protestën e zhvilluar sot nga studentët dhe tha se ka kërkuar të takohet me studentët por ata nuk kanë pranuar. Nikolla u shpreh në emisionin "Open" se studentët kanë gjithmonë të drejtë dhe se duhen krijuar kushtet që ata të dëgjohen.

“Studentët kanë gjithmonë të drejtë dhe meritojnë të dëgjohen. Ne duhet të krijojmë kushtet që ata të dëgjohen dhe në momentin që fillojmë të dëgjojmë njëri tjetrin”, tha Nikolla.

“Që të jem e drejtpërdrejtë si dhe e sinqertë. Ka qenë një shqetësim në aspektin personal. Nga ana tjetër është një moment shumë i mirë në kuptimin e plotë të fjalës që arritëm në një moment që studentët të reflektojnë nëpërmjet një komunikimi serioz dhe është një moment i ri për të modernizuar institucionet e Arsimit të Lartë. Zëri i studentëve duhet të dëgjohet. Kam dëgjuar kërkesat e tyre që kanë evoluar. Ditën e parë kishin dy dhe ditën e dytë u bënë katër. Unë kam kërkuar të takohem me ta edhe në zyrën time ose në auditore. Gjenerata më e vyer që ky vend ka nuk meriton të bënim një komunikim në rrugë dhe nuk u pa e arsyeshme. Ata kërkuan që të dilja në shesh që të komunikonim. Kanë të drejtë studentët, kanë gjithmonë të drejtë dhe meritojnë që të dëgjohen.”, u shpreh ministrja Nikolla.

Sa i takon VKM-së të kundërshtuar nga studentët, Nikolla u shpreh se ajo ishte e vendosur me kërkesë të vetë Universitetet.

“Ishte një pikë e vendosur me kërkesë të Universiteteve për arsyen se shumë studentë mbartin provime dhe futeshin në provime 10 herë. Universitetet e kanë kërkuar me forcë gjatë gjithë kësaj force”, tha Nikolla duke shtuar se ajo do të jepte efektet pasi një vitit dhe se studentët ishin të painformuar.

Nikolla tha gjithashtu se tarifën vjetore e vendosin Universitetet, por sipas kërkesës së studentëve për përgjysmimin e saj, ajo është shprehur se nëse Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) pranojnë ta ulin çmimin edhe ne do ta ulim çmimin tavan.
'Nëse universitetet marrrin vendim për të ulur tarifat edhe ne do ta ulim cmimin tavan. Por këto ndryshime kërkojnë studime. Ne mund të rrisim mbështetjen për universitetet por duhen studimet ku do të shkojnë investimet. Pra nëse universitetet janë dakord ne do të ulim cmimin tavan', u shpreh Lindita Nikolla.

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721