INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Minorenia dhe tre të tjerë kleptomanë. Dënohen me 36 vjet!

Minorenia dhe tre të tjerë kleptomanë. Dënohen me 36 vjet!

Publikuar më: 10:25 08-01-2016

112 mijë euro, bizhuteri dhe paisje elektronike ky është bilaci i vjedhjes spektakolare, që kanë bërë 4 minorenë. Një 16 vjeçare nga Tirana, i dashuri i saj dhe dy të mitur të tjerë kanë hyrë disa muaj më parë në vilën e një biznesmeni dhe kanë hapur derën me fotokopjen e çelëst, kopjen e të cilit e kishte siguruar vajza nga kushurira e saj, që pastronte vilën.

Madje ata të gjithë sasinë e parave dhe sendet e tjera i kanë marrë duke hyrë dy herë në të njëtën banesë për të vjedhur me interval një mujor.

Sipas të përditshmes, Panorama bashkëpunetore rezulton dhe nëna e njërit nga të miturit, e cila kur i është bërë kontrolli në banesë ka fshehur në trup rreth 19 mijë euro. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj tyre duke i shpallur ata të fajshëm për veprat penale të vjedhjes me dhunë dhe i dënoi në total me 36 vjet heqje lirie.

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277