INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miratimi i reformës në drejtësi, Basha telefonatë me Nuland

Miratimi i reformës në drejtësi, Basha telefonatë me Nuland

Publikuar më: 17:31 22-07-2016

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka patur një bisedë telefonike ditën e sotme me Ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit, z. Viktoria Nuland. Arsyeja e kësaj bisede ishte pikërisht reforma në drejtësi, ku Nuland i shprehu përgëzimet e saj për arritjen e marrëveshjës për këtë reformë.

Selia blu bën me dije se Ndihmëssekretarja amerikane ka theksuar se ky sukse nuk do të kishte qenë i mundur pa lidershipin e treguar nga Z.Basha.

Me qëndrimet dhe veprimet e tua ke dëshmuar se je një patriot për vendin dhe interesat e tij iu drejtua Nuland, Bashës.

Kryetari i Partisë Demokratike shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën vendimtare të zonjës Nuland per arritjen e konsensusit dhe për vëmendjen dhe mbështetjen e palodhur e të jashtzakonshme të treguar që në ditën e parë të këtij procesi e deri në finalizimin e tij.

Basha shprehu vleresimin e jashtëzakonshëm dhe mirënjohjen për Ambasadorin Donald Lu i cili ka luajtur një rol kyç ne këtë proces të gjatë, të mundimshem dhe të vështirë.

Basha theksoi se ky proces historik u mbyll me sukses, dhe duke garantuar standartet më të larta pikërisht nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që edhe një herë iu gjenden në krah Shqipërisë dhe shqiptarëve, si në ngjarjet e tjera madhore që nga shtetformimi, anëtarësimi në NATO dhe pavarësia e Kosovës.

Sfida e ardhshme e zgjedhjeve te lira dhe të ndershme do të kërkojë po kështu një angazhim dhe mbështetje të madhe të SHBA theksoi kryetari i opozitës.

Zonja Nuland e garantoi zotin Basha për mbështetjen e SHBA për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Article Logic
Execution time: 0.0036921501159668