INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miratohet marrëveshja për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve të komunizmit [FOTO]

Miratohet marrëveshja për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve të komunizmit [FOTO]

Publikuar më: 16:58 07-06-2018
Pas tetë vitesh debatesh, qeveria ka miratuar marrëveshjen me Komisionin Ndërkombëtar për Njerëzit e Humbur për të filluar kërkimin dhe identifikimin e disa prej mijëra viktimave të regjimit komunist. Marrëveshja do të angazhojë Komisionin Ndërkombëtar për Njerëzit e Humbur (ICMP) për të hetuar, kërkuar dhe identifikuar një pjesë të 6 mijë shqiptarëve që u vranë apo u zhdukën gjatë diktaturës komuniste. ICMP ka marrë grantin prej rreth 450 mijë eurosh nga Bashkimi Europian për fillimin e punës, të cilat do të mbulojnë kërkimin në dy vendbarrime të njohura, Kazermat 313 pranë Tiranës dhe varret pranë ish kampit të punës së detyruar në Ballsh. Komisioni Ndërkombëtar për Njerëzit e Humbur është krijuar më 1996 dhe është angazhuar që nga ajo kohë në shumë vende që kanë kaluar luftëra të përgjakshme, apo kanë përjetuar diktatura të ashpra, të tilla si Bosnja, Kosova, Iraku e Libia, për të kërkuar njerëzit e humbur në konfikte, diktatura apo katastrofa natyrore.
regjimi.jpg      eshtra.jpg
 
 
ICMP ofroi ndihmë për Shqipërinë fillimisht në vitin 2010 pasi një investigim i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative zbuloi se si familjet e viktimave përpiqeshin të zbulonin fatin e njerëzve të tyre, ndërkohë që autoritetet ishin të shurdhëta ndaj kërkesave të tyre për informacion apo ndihmë. Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave, marrëveshja do të duhet të kalojë në procedura parlamentare para se të hyjë në fuqi. ICMP do të fillojë të mbledhë kampionë ADN-je nga familjarët e të zhdukurve me qëllim që t’i përputhë ato me ADN-të e të zbuluarve.
 
 
 Te-pushkatuarit-nga-regjimi-komunist-ne-Malesine-e-madhe-1.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885