INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miratohet pas mbi 15 orësh projektbuxheti pa opozitën

Miratohet pas mbi 15 orësh projektbuxheti pa opozitën

Publikuar më: 09:08 02-12-2016

Pas një senace maratonë që zgjati mbi 15 orë, Kuvendi ka miratuar në parim me 82 vota pro dhe 2 kundër projektbuxhetin për vitin 2017.

Ai u miratua vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita la sallën pak minuta para votimit. Ra në sy që vetëm Mhill Fufi i vetmi deputet i opozitës qëndroi në sallë dhe votoi pro projektbuxhetit.
Ndërsa dy ish-deputetët socialistë, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë votuar kundër. Lajm i mirë është se projektbuxheti i vitit të ardhshëm ka parashikuar një fond shtesë prej 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve nga 1 marsi i vitit të ardhshëm. Pas kësaj seance, projektbuxheti do rikthehet në Kuvend pas dy javësh për t'u diskutuar nen për nen. Fillimisht ai do të kalojë në komisionet parlamentare, për t'iu drejtuar seancës së Kuvendit të enjten e 15 dhjetorit, e cila gjithashtu parashikohet të jetë një seancë maratonë.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877