INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mirë që Rama e ka ndarë mendjen mos të negociojë me opozitën, por as Mogherini s’do të jetë ‘’kumbara’’

Mirë që Rama e ka ndarë mendjen mos të negociojë me opozitën, por as Mogherini s’do të jetë ‘’kumbara’’

Publikuar më: 20:07 08-05-2019

Vizita e shefes së diplomacisë evropiane Federica Moghrini në Shqipëri është pritur me interes të madh nga opinioni publik.

Në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin Rama, Mogherini dërgoi plot sinjale pozitive dhe tha se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave duke përmendur si suksese kyçe tre reforma të ndërmarra:

“Reforma në Drejtësi”, “Lufta ndaj kanabisit” dhe “Lufta ndaj krimit”.

Por, një nga gazetaret e pranishme në konferencë i ka drejtuar qeveritares evropiane edhe një pyetje për krizën politike në Shqipëri. Pyetja ishte e drejtpërdrejtë nëse Mogherini do të ndikonte në zgjidhjen e çështjes së krijuar. Gazetarja i përmendi edhe rolin që Mogherini pati në vitin 2017, ku sipas saj ishte faktor kyç për marrëveshjen e palëve:

“Unë asnjëherë nuk promovoj apo nuk hyj në negociata për një vend të caktuar, qoftë brenda apo jashtë. Këtë duhet ta bëjë politika e brendshme, kështu që nuk kam bërë negociata apo ndërmjetësime në 2017-ën. Kjo nuk është qasja jonë me vendet partnere.”

Ndërkohë edhe kryeministri Rama pati opinionin e tij për këtë çështje:

“Negocimi dhe zgjidhja ka qenë e palëve në Shqipëri, sigurisht partnerët kanë ndihmuar në komunikim, por vendimmarrja ka qenë e jona. Unë mund të them dy gjëra, së pari nuk shoh askënd të shqetësohet si në 2017-ën, jo se nuk është shqetësuese, por ajo çka ka ndodhur i kalon kufijtë e të durueshmes. Për sa më takon ka ardhur koha që ne t’i qëndrojmë sistemit dhe rrugës së përcaktuar nga kushtetuta dhe ligji, se mesa duket zgjidhjet për të kaluar një krizë, nuk na kanë ndihmuar të rritemi më shpejt demokratikisht. 2017 ishte maksimumi që mund të bëjë një maxhorancë, nuk funksionoi. Tani sistemi, kush qëndron në sistem qëndron, kush nuk do, ka zgjedhjen e tij të lirë.”

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036470890045166