INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Misioni i dytë i NASA-s në Hënë në vitin 2021 [Video]

Publikuar më: 18:08 09-02-2017

NASA bashkon forcat me Agjencinë Hapësinore Evropiane për të nisur astronautet, në një mision historik rreth Hënës në vitin 2021. Kjo do të jetë hera e dytë që pas misionit të vitit 1972 kur austronautët u ulën në orbitën e këtij planeti. Pas kësaj NASA i dha fund programit të saj Apollo. Agjencia Hapësinore Evropiane bëri të ditur se ajo dhe kompania e hapësirës ajrore Airbus kanë rënë dakord tashmë me NASA-n për të ndërtuar një anije kozmike. Qëllimi është organizmi i një misioni të dytë hapësinor me astronaut që do të fluturojnë rreth Hënës, pas 5 vitesh. Misioni është vendosur që të niset nga Qendra Kenedi NASA Space në Florida, SHBA. Në këtë mision do të përfshihen deri në katër astronaut. Madhësia dhe përbërja e ekuipazhit do të përcaktohet në një periudhë të mëvonëshme para nisjes. Testet e ardhshme do të bëjnë të mundur që NASA dhe marina të gjejnë një mënyrë të sigurt dhe efikase për të rimarrë kapsulën për misionin 2021 ku do të qëndrojë ekuipazhi fluturues. Anija kozmike Orion është projektuar për të plotësuar nevojat e programit të eksplorimit të thellë të hapësirës në dekadat e ardhshme. Ajo do të shërbejë si mjet eksplorimi dhe do të mbajë të siguruar ekuipazhin në hapësirë, nëse ka probleme emergjente dhe të sigurojë kthimin e tyre të sigurt në tokë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032849311828613