INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miss Turqisë i hiqet kurora për një reagim mbi grushtin e shtetit

Miss Turqisë i hiqet kurora për një reagim mbi grushtin e shtetit

Publikuar më: 11:01 24-09-2017

Qëndroi vetëm për një ditë si Miss Turqia, pasi organizatorët vendosin t’i heqin kurorën për një reagim në “Twitter” mbi grushtin e shtetit të 15 korrikut të një viti më parë. Itir Esen, 18 vjeç, e cila kurorëzua si vajza më e bukur në Turqi ditën e enjte, por një ditë më pas , titulli ju hoq. 18-vjeçares i doli në dritë një postim i saj në “Twitter” mbi grushtin e shtetit, ku Esen krahasonte ciklin e saj menstrual me gjakun e derdhur të "martirëve", siç i quan Erdogan viktimat që vdiqën duke i rezistuar grushtit të shtetit.

miss_turqia.jpg

Organizatorët e konkursit reaguan duke thënë se postimi i vajzës ishte i papranueshëm dhe morën vendimin për heqjen e kurorës vetëm pak orë pasi ai u kurorëzua si Miss. “Na vjen keq të themi se postimi i përket Itir Esen. Nuk është e mundur që Organizata e Miss Turqisë të promovojë një reagim të tillë dhe të konkurrojmë në botë me këtë imazh”, reaguan organizatorët. Itir Esen reagoi nëpërmjet “Instagram”-it, duke thënë se postimi i saj nuk ishte aspak politik. "Dua të them se si një vajzë 18 vjeçare nuk kisha asnjë qëllim politik ndërkohë që postoja këtë"-u shpreh ajo. "Unë jam rritur me respekt për atdheun dhe kombin," shtoi ajo, duke kërkuar falje për "keqkuptimin". Tashmë kurora i përket Asli Sumen e cila u rendit e dyta në garën e “Miss Turqisë”. Sumen tani do të udhëtojë në Kinë për të përfaqësuar Turqinë në garën e Miss World.

merve.jpg

Por Esen nuk është e vetmja Miss në Turqi që e gjen veten të përfshirë në një rresht politik. Në vitin 2016, një tjetër fitueseje, Merve Buyuksarac, iu dha një dënim me 14 muaj burgim për fyerjen e Presidentit Erdogan, për një poezi satirike që ajo ndau në mediat sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0020740032196045