Trupi i pa jetë I Sara Zghoul u gjet të enjten në mbrëmje i ndarë nga koka dhe i futur në dy valixhe në brendësi të bagazhit të një makine tip BMW të zezë, e parkuar në një rrugë rezidenciale në Aloha, në shtetin Oregon të SHBA-ve.
Vrasësi është arrestuar, por arsyet e krimit mbeten akoma mister.
Sipas medieve amerikane, i dyshuari është përpjekur ta vrasë, duke i prerë fytin dhe duart, para se të arrestohej nga policia mbrëmjen e së enjtes.
Gjatë hetimeve, agjentët kanë identifikuar autorin e dyshuar pak pas orës 23:00, policia e Beavertonit e ka lokalizuar pranë Southwest Murray Boulevard dhe Southwest Teal Boulevard, duke e ndaluar raporton syri.net
Identiteti i tij lexohet në një komunikatë, do të bëhet i ditur në një moment të dytë. Por mbetet për t’u kuptuar çfarë e ka shtyrë autorin të kryejë një vrasje kaq makabre.
Modelja 28-vjeçare ishte nënë e një djali.