INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të miturat e dhunuara në Prokurori, deklarojnë se janë detyruar të shohin pornografi

Të miturat e dhunuara në Prokurori, deklarojnë se janë detyruar të shohin pornografi

Publikuar më: 11:37 19-05-2016

Tre vajzat jetime të abuzuara seksualisht 6, 8 dhe 11 vjeç kanë dhënë dëshmitë e tyre në Prokurori. Pak të dhëna kanë dalë nga dyert e prokurorisë, por gjithësesi mësohet se ato tregojnë fakte rrëngjethëse, duke lënë të kuptohet se dhuna seksuale ndaj tyre është ushtruar në ambjentet e brendëshme të Qëndrës së jetimëve. Sipas dëshmisë së vajzave në qëndër ka patur platforma dixhitale dhe në shumicën e kohës ato rrinin të vetme në godinë. E më të mëdhenjtë e qëndrës ata mbi 15 vjeç i detyronin të shikon filma erotik. Ndërsa edukatorët nuk ishin në qëndrë, pasi i linin vetëm për orë të tëra. Një tjetër pistë e ngritur dhe që po hetohet janë abuzimet nga persona jashtë qëndrës, të cilit i merrnin të miturat në fundjavë për bamirësi në shtëpitë e tyre. Gjithësesi, Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264