INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjekët e “Koço Glozhenit” asistojnë në lindjen e nënës në Burrel: Vjen në jetë fëmija 4200 gr [VIDEO]

Mjekët e “Koço Glozhenit” asistojnë në lindjen e nënës në Burrel: Vjen në jetë fëmija 4200 gr [VIDEO]

Publikuar më: 14:32 06-01-2018

Nis nga kujdesi për nënën dhe fëmijën zbatimi i sistemit të patronazhimit të spitaleve rajonale dhe dhe bashkiake nga spitalet universitare të Tiranës. Prej dy ditësh, 4 mjekë të maternitetit të Tiranes “Koço Gliozheni” po ofrojnë shërbime mjekësore në spitalin e Burrelit, me sistem rotacioni 2 mjekë në javë, me shërbim 24 orë, për të plotësuar nevojat me mjekë gjinekologë në këtë spital.
Mungesa e mjekëve specialistë gjinekologë i detyronte gratë matjane të drejtoheshin drejt Lezhës apo Tiranës për këtë shërbim.
Vetëm në dy ditët e para të ofrimit të shërbimit nga mjekët e maternitetit Koço Gliozheni në spitalin e Burrelit, u kryen 36 ekografi dhe konsulta, 1 lindje, dy shtrime dhe një planifikim për intervent, ndërsa është vënë re një interesim i madh nga e gjithë zona e Matit për të kryer ekografitë dhe vizitat me dr. Arjan Alikajn dhe dr. Vezir Tenën, mjekët e parë të ardhur nga Materniteti i Tiranës.
Për dr. Vezir Tenën, i cili ka një eksperiencë të gjatë ne maternitetin e Tiranës, ardhja në Burrel për këto ditë shërbimi nuk është një sakrificë, por një detyrim për të dhënë shërbim aty ku janë nevojat.
Ndërsa drejtori i spitalit të Burrelit, Dritan Neli shprehet se kjo zgjidhje e gjetur nga Ministria e Shëndetësisë ishte e domosdoshme për të plotësuar nevojat me mjekë specialistë që ka ky spital.
Sistemi i patronazhimit, i lançuar nga Ministrja Manastirliu, do të shtrihet në të gjitha spitalet ku ka mungesa të mjekëve specialistë, deri në plotësimin e nevojave me mjekët e rinj specialistë që perfundojne studimet vitin e ardhshëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105