INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjekët ligjorë në Greqi, tregojnë se i ati e ka vrarë në mënyrë mizore Anxhelinën! Detaje…

Mjekët ligjorë në Greqi, tregojnë se i ati e ka vrarë në mënyrë mizore Anxhelinën! Detaje…

Publikuar më: 09:26 04-01-2019

Mjekja ligjore greke H.Kushi, pas vrasjes së 28 vjeçares shqiptare Anxhelina Petro nga babai i saj ka folur për ekspertizën. Sipas mjekes nuk ka qenë aspak një incident, por vrasje e egër dhe brutale.

Bëhet me dije se vajza është goditur shtatë herë në kokë me shufër hekuri.
"Duket se vajza ngrinte duart lart për tu mbrojtur.Vajza mbrohej, i ati vazhdonte ta qëllonte", shpjegon mjekja. Pas vrasjes së të bijës, babai pastroi shtëpinë dhe e varrosi në kopësht.
Autori është Aleko Petro 52 vjeç me origjinë nga Berati. Ai prej vitesh jeton në Korfuz, së bashku me vajzën e tij Anxhelinën pasi ishte divorcuar prej vitesh nga bashkëshortja e tij.
29-vjeçarja Anxhelina Petro ishte vajza e vetme e Aleko Petros, i divorcuar prej me shumë se 12 vitesh nga gruaja.

Article Logic
Execution time: 0.004047155380249