INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Modelohet makina fluturuese. Funksionon në tokë dhe në ajër [Video]

Publikuar më: 16:31 08-03-2017

Në vitet e ardhshme transporti në terren do të jetë i kombinuar midis tokës dhe ajrit. Kjo do të mundësohet falë një mjeti që do të funksionojë si makinë në tokë por që mund të ndryshojë destinacion duke fluturuar edhe në ajër. Kompania Airbus ka zbuluar një koncept të ri që mund t’i japë fund shqetësimit të bllokimit në trafik. Sistemi modular i quajtur Pop.Up përbëhet nga një kapsulë dy vendëshe që funksionon si një makinë, por që mund të ngrihet edhe në ajër kur rrugët janë shumë të mbushura plot. Pasi pasagjerët të arrijnë destinacionin e tyre, duke përdorur të të dy modulet me ajër dhe tokë, mjeti do të kthehet në stacionet e dedikuara për të. Aty do të makinat presin që të thirren nga përdoruesit e ardhshëm. Pasagjerët thjesht rezervojnë udhëtimin e tyre duke përdorur një app shoqërues dhe sistemi automatikisht sugjeron zgjidhjen më të mirë të transportit në bazë të kohës, bllokimeve te trafikut, shpenzimeve dhe kërkesave. Duke përdorur këtë informacion, listat e Pop.Up tregojnë se cilat janë mundësitë më të mira për udhëtimin tuaj, në tokë, ose në ajër apo kombinim i të dyjave. Kjo makinë mund të udhëtojë për 62 milje (100 kilometra) në një karikim të vetëm.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605