Në Bruksel do të mbahet takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Në këtë takim do të jenë të ftuar tre presidentë dhe tre kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nga Kosova, Mogherini ka ftuar presidentin Hashim Thaçi, nga Serbia Aleksandër Vuçiç, nga Mali i Zi Milo Gjukanoviç, kurse nga Shqipëria, Maqedonia e Bosnja, kryeministrat e vendeve respektive.
Deri tani vetëm kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Nuk bëhen të ditura arsyet e mungesës së Kryeministrit Rama në këtë takim por një pej tyre mendohet të jetë dhe protesta e studentëve.