INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Momentet e fundit për tu regjistruar në Gjendjen Civile, ndryshe gjobiteni [VIDEO]

Publikuar më: 15:15 18-07-2017

Të gjithë qytetarët që duhet të transferojnë gjendjen civile kanë edhe 9 ditë kohë, në të kundër ata do të ndëshkohen me masën administrative 10 mijë lek të rinj. Në një intervistë për IN Tv drejtori i përgjithshëm i gjendjes civile, Bledar Doracaj thotë se ky proces nuk ka lidhje me dublimet por do të krijojë një regjistër të saktë të gjendjes civile. 

Bledar Doracaj:
“Nga të dhënat e fundit janë 456 dublime. Por ku projekt nuk ka lidhje me publikimet por ka të bëjë me formalizimin e qytetarëve ku ata banojnë realisht”.
Doracaj sqaron të gjithë procedurën dhe dokumentacionet që i duhet qytetarëve në momentin e aplikimit.
Bledar Doracaj:
“Ose/Dhe
• Certifikatë pronësie
• Kontratë sipërmarrje
• Dokument që banesa është në proces legalizimi
• Kontrata e qerasë
• Karta e identitetit e personave madhor”
Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga ky proces Doracaj thotë se radhët pranë zyrave të gjendjes civile janë shtuar, por kush janë qytetet që kanë shënuar fluksin më të madh të aplikimeve?

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492