INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mori leje se ishte sëmurë. Polici shkarkohet nga detyra pasi doli gabimisht në televizor

Mori leje se ishte sëmurë. Polici shkarkohet nga detyra pasi doli gabimisht në televizor

Publikuar më: 12:28 19-07-2017

Një oficer policie në Angli i cili u kishte kërkuar zyrtarëve të tij leje me pretendimin se ishte sëmurë, u filmua nga një televizion ndërsa ndiqte një garë me kuaj. Jonathan Adams kishte marrë disa ditë leje por u kap mat nga kamerat e Channel 4. Adams ishte ngazëllyer nga fitorja e kalit që kishte përzgjedhur e për këtë ai po grushtonte ajrin duke u hedhur përpjetë nga gëzimi. Por kur shefat e tij panë pamjet polici u shkarkua menjëherë nga detyra. Kur u konfirmua se në tre rastet që kishte marrë leje në 9 muajt e fundit duke u hequr si i sëmurë, ai kishte qenë në duke ndjekur gara me kuaj Adams tha se kalërimi ishte "terapeutik" dhe një "mekanizëm përballues". Jonathan Adams doli përpara komisionit disiplinor në selinë e policisë së Gloucestershire duke mohuar sjelljen e keqe të tij, ndërsa shtoi se ishte vërtet i sëmurë. Ai tha se kishte shkuar në garën me kuaj si terapi për stresin, migrenën dhe sindromën e zorrëve të “nervozuara”. Një gjykatë që dëgjoi rastin për dy ditë, vendosi ta shkarkonte policin pasi pretendimet e tij për shkuarjen në garën me kuaj nuk ishin në përputhje me simptomat e supozuara.

Article Logic
Execution time: 0.0032119750976562