INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mori rryshfet në mes të ditës në pikën kufitare, pezullohet polici

Mori rryshfet në mes të ditës në pikën kufitare, pezullohet polici

Publikuar më: 13:19 23-08-2016

Në mes të ditës, në pikun e lëvizjes në pikën kufitare, një polic nuk ka frikë të marrë rryshfet. Në media janë publikuar pamje ku shihet qartë se një punonjës policie në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit merrte para. Por menjëherë pas denoncimit në media ka reaguar dhe policia e Shtetit. Mësohet se punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra pas publikimit në rrjetet sociale të një video ku ai shfaqet duke marrë para.
Bëhet fjalë për inspektorin e policisë Muhamet Toka, efekti i SPKM Hani i Hotit.
Paratë, efektivi i merrte në këmbim të ndryshimit të radhës së automjeteve për të kaluar në këtë pikë kalimi.
Njoftimi i policisë:
“Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur verifikimet për rastin dhe ka filluar ecurinë disiplinore për përjashtim nga Policia e Shtetit për shkelje të rënda të “Kodit të Etikës” dhe “Korrupsion pasiv”. Ndërkohë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka nisur hetimin penal për këtë rast. Policia e Shtetit gjen rastin të falenderojë edhe njëherë mediat dhe garanton se mbetet e vendosur të ndëshkojë çdo rast abuzimi me detyrën”.

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217