Më 28 tetor kur akrepat shënojnë orën tre, ato duhet kthyer pas për një orë për të treguar orën dy. Me këtë llogaritje do të vazhdojë edhe këtë vit matja e kohës deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit 2019, kur rikthehet ora verore.
Më 12 shtator të këtij viti Komisioni Evropian, ka marrë vendim që lëvizja e akrepave të orës, kthimi në llogaritjen verore për herë të fundit të bëhet më 31 mars të vitit 2019, ndërsa shfuqizohet në tetor të vitit 2019. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE-së.