INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Mos ma prek Valbonën!” Akti sublim i banorëve në të ftohtë qëndrojnë 24 orë tek parlamenti[VIDEO]

Publikuar më: 14:39 21-12-2017

Përfaqësuesit e familjeve të zonës ku do të ndërtohen Hecet në Valbonë të bindur se do t’ja dalin të pengojnë ndërtimin e tyre për 24 orë kanë qëndruar përpara parlamentit, duke nisur që nga pasditja e djeshme. Banorët janë mbështetur dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe kanë qëndruar në të ftohtë përgjatë gjithë natës me bindjen se kauza e tyre është e drejtë edhe pse qeveria ka miratuar ndërtimin e heceve.
“Shtëpia ime është 300 vjeçare. Pushtetarët po na shkatërrojnë vendin,” tha një nga banorët.
Protestuesit kanë siguruar dhe një dokumet që në fakt është tronditës, sipas tyre firmëtarët që i kanë thënë po ndërtimit të heceve o janë të vdekur ose një person ka firmosur tre herë.
“Ka emra njerëzish që kanë firmosur po nuk e kanë parë këtë letër kurrë,” tha një banor i luginës së Valbonës. Edhe sot ata kanë vijuar protestën duke marshuar në bulevard dhe i janë drejtuar godinës së kryeministrisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038578510284424