INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mos u çudisni, por dhe për dembelët ka punë! Njihuni me ato për përtacët dhe punëtorët[VIDEO]

Publikuar më: 14:19 25-04-2018

Punë për dembelët apo dhe për punëtorët? Në fakt vendi ynë ofron punë për të dyja kategoritë. Rezulton se për dembelët më shumë punë ka në administratë dhe kjo natyrisht lidhet me faktin e orareve. Në Shqipëri je i privilegjuar, pasi nëse punon në administratë kryen 2.105 orë në vit. Punonjësit e administratës janë të vetmit, që punojnë më pak se 40 orë në javë, kurse të gjithë sektorët e tjerë privatë e kapërcejnë këtë kufi.

Të dhënat kanë dalë nga një raport i fundit i INSTAT. Ndërsa për qytetarët, që janë shumë punëtorët ka aktivitetet të tjera ku mund të marrin rezultate, pasi ata nuk duan t’ja dinë për oraret e gjata. Ndaj mund të zgjidhni të punoni në sektorin e pasurive të paluajtshme, që është dhe punë me orët më të gjata, me afro 2.247 orë gjatë gjithë vitit. Më pas renditen industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese, me përkatësisht 2.231 dhe 2.222 orë.
E gjatë është dita e punës edhe kur je i punësuar në tregëti, me 2.215 orë në vit. Edhe ndërtimi edhe pse është nga natyra një aktivitet i lodhshëm ka orë relativisht të gjata pune, 2.200 në vit.
Po dhe për ata që preferojnë sektori bankar apo atë të sigurimeve duhet ta ndajnë mendjen, pasi orare janë të gjata dhe ndonjëherë mbahen dhe mbi 8 orë. Shumica e punonjësve të këtyre dy sektorëve janë të detyruar të rrinë në punë më gjatë sesa 40 orë në javë.

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611