INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti deri në fund të gushtit , datat “me rrezik reshjesh”

Moti deri në fund të gushtit , datat “me rrezik reshjesh”

Publikuar më: 13:06 12-08-2016

Dita e sotme në Tiranë por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë është karakterizuar nga një erë e fortë. Megjithëse pritej të kishte reshje shiu, temperaturat kanë qenë të larta.

Këto temperatura, madje edhe pak më të larta do të shoqërojnë ditët në vazhdim. Temperaturat maksimale gjatë ditët do të shënojnë 35 gradë celsius ndërsa ato minimale gjatë natën do të shkojnë deri në 18 gradë. 

Nëse ende nuk i keni planifikuar pushimet tuaja, kujdesuni që ato ti bëni nga 13 gushti deri në 22 gusht. Pas kësaj date pritet masa të ftohta do të përshkojnë vendin tonë dhe do të bëjnë që të temperaturat të ulen me pak gradë dhe në zona të caktuara të ketë edhe reshje shiu. Të premten e 26 gushtit reshjet do të kapin intensitet maksimal.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037651062011719