INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti dhe kapriçot e tij! Po shohim herë shi dhe herë diell, ja si pritet të jetë dita e sotme

Moti dhe kapriçot e tij! Po shohim herë shi dhe herë diell, ja si pritet të jetë dita e sotme

Publikuar më: 07:50 05-05-2018

Moti vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme duke sjellë shira të izoluar në zonat Lindore gjatë pjesës së parë të ditës. Ndërsa pasditja sjell shtim të shirave në gjithë territorin të cilat do të jenë shpesh-herë në formë rrebeshesh afatshkurtra. Orët e mbrëmjes dhe natës, lokalizojnë shirat kryesisht në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por një rënie të lehtë sjell mesdita megjithatë ruhet maksimumi prej 28°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det do vijojë dallgëzimi deri 2 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0038559436798096