INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq, 8 viktima në Itali. Mbyllen shkollat dhe aeroportet

Moti i keq, 8 viktima në Itali. Mbyllen shkollat dhe aeroportet

Publikuar më: 09:17 30-10-2018

Bilanc tragjik nga moti i keq në Itali. Deri në këto momente ne mediat vendase thuhet se janë të paktën 8 viktima dhe një person është i humbur. Pas erërave të forta dhe stuhive që goditën Italinë, dëme nga moti i keq numërohen pothuajse në të gjitha rajonet. Shkollat do të mbeten të mbyllura në shumë qytete, duke përfshirë Romën, Napolin dhe Xhenovën.

Një përmirësim pritet gjatë ditës së sotme, ndërsa të mërkurën, një tjetër rrezik do të kërcënojë vendin.
Ndërkohë “alarmi i kuq” deri në 15 në Liguria, ka detyruar mbylljen e aeroportit “Kristofor Kolombi” në Xhenova deri në orën 14:00. Për shkak të stuhisë, pista u mbush me mbeturina duke dalë jashtë funksionit. Të gjitha fluturimet janë anuluar. Pasagjerëve iu kërkua të kontaktojnë kompanitë për të ripozicionuar udhëtimet e tyre.
Më shumë se shtatë mijë ndërhyrje janë kryer nga zjarrfikësit, që nga e hëna në mëngjes për të përballuar valën e motit të keq që goditi Italinë.
Mbi 5,800 zjarrfikës që punojnë në zonë kanë ndërhyrë në veçanti në Liguria, Toscana, Lazio, Veneto, Friuli-Venezia Giulia, Lombardia dhe Piemonte. Gjatë natës zhytësit shpëtuan 19 boilerë të cilët kishin mbetur për orë të tëra në digën e Rapllos të shkatërruar pjesërisht.
Një grua vdiq në Val di Sole, ajo është viktima e tetë e motit të keq. Ekipet e shpëtimit e gjetën trupin në Dimaro, pasi ishte rrëmbyer nga uji i përroit.

Article Logic
Execution time: 0.003385066986084