Moti i keq me shira të rrëmbyer ka mbërthyer Francën, ndërsa frika është shtuar në Paris ku lumi Sena rrezikon të dalë nga shtrati.
Deri më tani niveli i ujit ka arritur në 6 metra ndërsa pritet që situata të përkeqësohet.
Katedralja e Notre-Damit është mbyllur, ndërsa muzeu i Luvrit po përgatitet për të lëvizur veprat për të shmangur dëmtimet.
Kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo u shpreh se të gjitha forcat e emergjencës janë në gadishmëri.