INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq, ja gjendja e rrugëve dhe ku duhet patur kujdes

Moti i keq, ja gjendja e rrugëve dhe ku duhet patur kujdes

Publikuar më: 09:12 24-09-2019

Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë dhe shkarkesa elektrike që ranë gjatë natës kanë shkaktuar jo pak probleme në shumë qytete.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën apel për gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit, ndërkohë që jep një pasqyrë të gjendjes së rrugëve në vend.

Në segmentin Skuraj-Burrel (zona Shkopet) ka rënie të vogla gurësh, po punohet për pastrimin e rrugës, nuk ka probleme me qarkullimin rrugor. Gjithashtu nga reshjet e dendura të shiut ka pasur rrëshqitje e gurësh deri pranë tunelit të Shkopetit.

NJOFTIMI NGA ARRSH

Gjatë orëve të fundit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të gjitha strukturat e ARRSH-së janë në terren për të normalizuar gjendjen në të gjitha akset kombëtare të prekura nga to.

Rajoni Verior, komunikon se në segmentin Skuraj-Burrel (zona Shkopet) ka rënie të vogla gurësh, po punohet për pastrimin e rrugës, nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.

Rajoni Qendror, që përfshin Tiranën, Durrësin, Elbasanin e deri në juglindje të vendit bën të ditur se po punohet në segmentin sa kalon rreth rrotullimin e Bërzhitës, saktësit në zonën e Ibës dhe në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet pa problem.

Rajoni Jugor komunikon se itensiteti i reshjeve ka rënë, qarkullimi kryhet pa problem në të gjitha akset. Situata është në monitorim të vazhdueshëm nga kompanitë dhe sektori i mirëmbajtjes ARRSH.

Article Logic
Execution time: 0.0034389495849609