INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq. Rikthehet rreziku i përmbytjeve

Moti i keq. Rikthehet rreziku i përmbytjeve

Publikuar më: 14:09 13-02-2018

Moti i keq me reshje shiu e dëbore ka përfshirë gjithë vendin. Në parashikimin e institutit të gjeoshkencave thuhet se nga reshjet e shumta të shiut vendi rrezikohet nga përmbytjet në disa zona të vendit. Ndërsa reshjet vijojnë përgjatë gjithë ditës së sotme, Instituti i Gjeoshkencave parashikon që të ketë përmbytje në veri dhe në jug të vendit, pasi basenet e lumenjve janë të fryrë.
PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se të marten dhe të mërkurën, në basenin e lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve. Prurjet më të larta nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së sotme ndërsa në pjesën e poshtme fushore të lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së mërkurë.
Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik.
Ndërkohë në disa zona në veri dhe në juglindje kanë shfaqur vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve të dëborës, ku disa fshatra kanë disa centimetra dëborë. Ndërsa Shërbimi i Emergjencave Civile lajmëron se asnjë aks rrugor nuk është i bllokuar, dhe pse në disa prej tyre rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Ndërkohë në Vlorë era e fortë dhe dallgët prej 9 ballësh kanë bllokuar hyrje daljet në port.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030891895294189