INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti për Janarin, satelitët parashikojnë përkeqësim. Temperaturat do të arrijnë...

Moti për Janarin, satelitët parashikojnë përkeqësim. Temperaturat do të arrijnë...

Publikuar më: 19:01 04-01-2019

Moti i pazakontë me temperatura të ftohta ka përfshirë një pjesë të madhe të kontinentit europian, pritet të vijojë dhe të përkeqësohet gjatë mesit dhe fundit të janarit.

Temperaturat më të ulëta se zakonisht shkaktohen nga fenomeni i ngrohjes së papritur stratosferike, ku temperatura rritet me disa dhjetra kelvin brenda pak ditësh, duke shkaktuar lëvizjen e masave të ftohta ajrore nga Poli i Veriut.

Vorbulla polare tashmë ka mbërthyer Europën dhe pritet të sjellë temperatura më të ulëta se mesatarja gjatë mesit të Janarit.

tempp1.png

Sipas parashikimit bazuar në modelet satelitore, vorbulla polare pritet të ndahet në dy pjesë mbi kontinentin europian ndërsa efektet do të ndjehen pas datës 10 Janar.

Gadishulli i Ballkanit nuk bën përjashtim. Nga data 15 deri në 20 Janar i ftohti i acartë do të nisë të shpërndahet drejt perëndimit dhe jugperëndimit të kontinentit, duke sjellë rreshje të shumta dëbore por edhe ciklone.

 

tempp2.png

Article Logic
Execution time: 0.0035481452941895