Gjashte persona janë gjetur te gjalle 43 ore pas ortekut qe goditi hotelin Rigopiano ne Malin Gran Saso ne Itali. Zjarrfikësit jane vene ne kontakt me ta, por për momentin ata ndodhen ende nen rrënoja. Ndërkohe ekipet e shpëtimit po vijojnë pa ndërprerje kërkimin per gjetjen e te mbijetuarve. Sipas autoriteteve, llogaritet te ishin rreth 30 persona, nga te cilët 2 kane mundur te mbijetojnë, ndërsa ekipet e shpëtimit kane gjetur 4 trupa te pajete. Me evidentimin e gjashte personave te tjerë qe kane mbetur te bllokuar, shtohen shpresat per gjetjen e te mbijetuarve te tjerë. Orteku goditi hotelin me 43 dhoma pranë malit Gran Sasso të mërkurën pas lëkundjeve të shumta të tokës në rajon. Orteku vërshoi mes orës 16 e 30 dhe 17 e 40 sipas mesazheve dhe telefonatave të bëra nga njerëzit atje, duke rrëzuar pjesërisht çatinë e duke zhvendosur godinën 10 metra larg themeleve të saj. Mes personave të zhdukur shumica janë italianë, por mes tyre përfshihet edhe një shtetas zviceran e një rumun.