INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mrekullia që preku të gjithë. 13-vjeçari del nga koma pasi prindërit morën një vendim [VIDEO]

Mrekullia që preku të gjithë. 13-vjeçari del nga koma pasi prindërit morën një vendim [VIDEO]

Publikuar më: 10:00 08-05-2018

Historia e një djali 13-vjeçar nga shteti i Alabama-s ka prekur të gjithë ndërsa zgjimi i tij konsiderohet si një mrekulli. Ai rifitoi ndërgjegjen dhe u kthye në jetë pasi prindërit e tij nënshkruan dokumentet për të dhuruar organet pas traumave të rënda të trurit që djali kishte pësuar nga një aksident. Për 13-vjeçarin Trenton McKinley, loja me makinat e tij të telekomandës është një nga gjërat e vetme që mund të bëjë pas aksidentit. "Unë mendoj shumë më tepër përpara se të bëj diçka tani," tha ai. McKinley i mungonte gjysma e kafkës së tij, por mjekët ja vendosën sërisht pjesën. Nëna e tij, Jennifer Reindl tha se ajo është mirënjohëse për faktin se djali i saj është ende gjallë. Dy muaj më parë, McKinley ishte në shtëpinë e një miku, i ulur në një rimorkio të vogël të shërbimeve ndërsa u tërhoq nga një makinë. Dita e lojës shpejt u kthye në një tmerr. "Ajo u kthye dhe unë godita betonin ndërkohë rimorkio u ul mbi kokën time. Pas kësaj, nuk mbaj mend asgjë, "tregon djaloshi. Ngadalë, McKinley po bën përparime përtej asaj që pritej, por kjo kërkon një luftë të fortë. "Ai është një mrekulli dhe vetëm i mrekullon të gjithë. Çdo ditë, ai bën gjithnjë e më shumë përparime"-tha nëna e 13-vjeçarit. McKinley ka rënë shumë në peshë ndërsa po përballet me dhimbjet nervore, por edhe pas gjithë kësaj që i ka ndodhur, ai ka sens humori. 13-vjeçari nuk nguron të bëj shaka me kafkën tij. "Thashë se mund ta ktheja kokën time anash dhe të vendosja salcë aty dhe të haja patate të skuqura, nuk do kishit nevojë të lanit enët për mua, "- thotë ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543