INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MSN për Shqipërinë: Ja kush janë vendet më të bukura për tu vizituar

MSN për Shqipërinë: Ja kush janë vendet më të bukura për tu vizituar

Publikuar më: 11:51 16-04-2019

Shqipëria po promovohet shpesh nga mediet e huaja dhe së fundmi ka shkruar një nga portalet informative më të njohura në botë, MSN, që menaxhohet nga gjiganti i informatikës “Microsoft''. MSN liston vendet më të bukura për t’u vizituar.

Artikulli nis me qytetin e Beriatit. Ai vlerësohet si vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe është një nga fortesat më të vjetra në Europë të banuara deri në ditët e sotme. Një qytet tjetër pak i ngjashëm me Beratin është dhe Gjirokastra. E vendosur thellë në një luginë dhe e mbuluar me mjegull, Gjirokastra ka një nga kështjellat më të mirëmbajtura në Shqipëri që daton në shekullin e 12-të. Sipas artikullit për turistët që do të shkojnë në Gjirokastër, këshillojnë të vizitojnë shtëpinë e fëmijërisë së Ismail Kadaresë.

Duke vazhduar në jug të Shqipërisë janë vendet si Saranda, Himara, Dhërmiu dhe Vunoi. E mbushur gjatë viteve të fundit me ndërtime të reja që i kanë zvetënuar pamjen, Saranda ruan ende magjinë e qytezës së dikurshme, veçanërisht në fund të pranverës dhe në fillim vjeshtës.

Në listën e qyteteve që duhen vizituar bën pjesë dhe Korça. Arkitektura e Korçës është e frymëzuar nga stili francez. Shkodra, Thethi, Valbona, Butrini janë gjithashtu disa nga vendet që nuk duhet t’ju shpëtojnë pa i parë. MSN e mbyll listën e vendeve që duhen vizituar me Tiranën.

Për të gjithë ata që janë të interesuar për historinë interesante të kohëve të fundit, atëherë kryeqyteti shqiptar duhet vizituar patjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0036771297454834