INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muaji mars ka shënuar rritje të produkteve të konsumit

Muaji mars ka shënuar rritje të produkteve të konsumit

Publikuar më: 12:40 10-04-2017

Ata që bëjnë pazaret familjare, ndoshta e kanë vënë re se kanë paguar më shumë për të njëjtat produkte të përditshme që kanë blerë. Në të dhënat e fundit që publikon INSTAT, bie në sy se mallrat e konsumit përgjatë muajit mars në krahasim me muajin shkurt kanë pësuar një rritje me 2 %. Produktet që kanë njohur më shumë rritje të çmimeve kanë qenë zarzavatet me 12%, frutat me 4% dhe bulmeti me 5%.
Referuar raportit të INSTAT muaji që kemi lenë pas ka pësuar rritjet më të mëdha edhe në krahasim me te njëjtin muaj te një viti më parë.
Por grupi i konsumit nuk është i vetmi që ka pasur shtrenjtim, rritje kanë pësuar dhe sektori i transportit me 3.8% duke u pasuar nga grupi " Mallra dhe shërbime të ndryshme" me 3.4%.
Ndërsa ulje në çmime kanë pësuar grupet “Mobile, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me -0,2 %"

Article Logic
Execution time: 0.0050251483917236