INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mungon në debatin për Buxhetin, shpërthen Erion Braçe: Ja pse nxehem dhe bërtas unë, nuk mund të jem më aty. [FOTO]

Mungon në debatin për Buxhetin, shpërthen Erion Braçe: Ja pse nxehem dhe bërtas unë, nuk mund të jem më aty. [FOTO]

Publikuar më: 10:33 17-11-2017

Erion Braçe, një nga zërat më të fortë në Partinë Socialiste nuk u dëgjua një ditë më parë në sallën e kuvendit për të mbrojtur projektin më të rëndësishëm të qeverisë, Buxhetin e 2018. Sot nëpërmjet një statusi në facebook, Braçe ka sqaruar arsyet se përse i mungon këtij debati, ndërsa ka lëshuar akuza të rënda ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Erion Brace:
“Ja pse nxehem e bërtas unë!
(meqë bezdiseni nga ky fakt)
Dje,unë thuajse nuk isha në këtë debatin e Kuvendit për Buxhetin. Kisha parashikuar që aty nuk do flitej për të, për ekonominë dhe ashtu doli.
Ndërkohë në Divjakë, atje ku Ekonomia është reale-ku isha,
Çmimet e disa produkteve ishin dramë:
1 KILOGRAME LULE LAKËR-10 LEKË! (Kjo monedha)
Jo nën kosto, por humbje e madhe!! Dy javë më parë në Kuvend, e paralajmërova këtë dhe ndodhi.
Ashtu siç ju tregova se, Pavarësisht nga çmimi në Divjakë, në Tiranë, çmimi i Lule Lakrës është 60 lekë për kilogramë.
Më rëndë se kaq nuk ka!
Sikur këtë çmimin fare farë të lirë ta merrnin qytetarët këtu në Tiranë e gjetkë, gjërat do lëviznin, produkti do ecte dhe çmimi nuk do binte përtej çdo caku në logjikën ekonomike.
Tregu po taposet nga pazarxhinjtë në pazare dhe humbja e bujqve është dramatike.
Ndaj, mos me pyesni më pse nuk ishte në Kuvend! Nuk vlen!
Skam ç’u them bujqve nga Kuvendi!
Ndërkohë në Tiranë, vijoni hani Lule Bashën dhe hashashin e tij!”

brace_statusi.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0017049312591553