INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Naftëtarët e Ballshit dalin në protestë:

Naftëtarët e Ballshit dalin në protestë: "Rafineria s’ka furnizim, nafta dërgohet jashtë vendi"

Publikuar më: 16:30 05-01-2019

Ditën e sotme naftëtarët në Ballsh kanë dalë në protestë. Kjo për shkak të mungesës së naftës bruto dhe uzina është ndalur. Bankers refuzon t’i shesë naftë. Për pasojë naftëtarët kanë mbetur pa punë dhe kanë dalë në protestë për të kërkuar të drejtën e tyre.

Sipas naftëtarëve protestues, sasia e naftës bruto që duhet që duhet të shkojë në Rafinerinë e Ballshit duhet të jetë rreth 50 mijë ton në muaj ndërkohë që shkon në masën e 20-22 mijë tonëve, duke e bere te pamjaftueshme sasinë e kërkuar.

Për këtë situatë ata akuzojnë Banker Petroleum, e cila sipas tyre naftën e çon jashtë vendit. Punonjësit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh kanë paralajmëruar nëse kjo situatë nuk merr një zgjidhje atëherë ata do të drejtohen deri në kryeministri për të drejtat e tyre që kjo uzinë të punojë normalisht.

Article Logic
Execution time: 0.0034880638122559