INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Naftëtarët e Fierit nuk gjejnë paqe, sërish në protestë

Naftëtarët e Fierit nuk gjejnë paqe, sërish në protestë

Publikuar më: 10:36 05-06-2018

Naftëtarët e Fierit nuk po gjejnë paqe. Punëtorët e uzinës së përpunimit të thellë të naftës kanë protestuar përpara prefekturës, ku kërkojnë rrogat e prapambetura si dhe pagesën e sigurimeve shoqërore. Rreth 70 protestues pretendojnë se kanë rreth 7 muaj pa marrë rrogat e tyre dhe 18 muaj pa sigurime.
Naftëtarët:
“Le të dalë Gjiknuri e të përballet me ne. Sindikata nuk ekziston, ta themi troç. Si do të vemi në Europë ne, kur ne akoma jemi duke kërkuar bukën e fëmijëve që na e vjedhin pa të drejtë”.
Naftëtarët kanë një mesazh të drejtpërdrejtë edhe për Kryeministrin Edi Rama.
Naftëtarët:
“Na ndihmo, mbaj premtimin që na ke dhënë! Na kanë mbajtur me shpresë se do të fillojmë punë. Do vazhdojmë protestat nëse nuk marrim pagat.
Naftëtarët:
“Kam 25 vjet në punë, tani dal në rrugë të madhe. Kryeministri na premtoi se problemi do zgjidhet. Të mbajë fjalën që dha në takimin e paradokohshëm! Sot jemi ndoshta pak në numër në protestë, na thotë një zonjë. Nesër do jemi akoma më shumë në protestë. Mund të kenë hyrë vetëm 20 ose 25 punonjës në uzinë për të kryer remontin”.

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438