INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Namik Dokle rrëfen vargje të Dritëroit: E di se ç’mendon deputeti, kjo kafshë politike...

Namik Dokle rrëfen vargje të Dritëroit: E di se ç’mendon deputeti, kjo kafshë politike...

Publikuar më: 12:22 02-12-2018

Ish-deputeti i PS Namik Dokle nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka kujtuar shkrimtarin Dritëro Agolli.

Ai ka hedhur një foto të një stilolapsi i cili ka qenë i Dritëro Agollit, i cili ja kishte dhuruar deputetit në kohën kur shkrimtari ka qenë deputeti i kuvendit të Shqipërisë.
Dritëro Agolli ka mbajtur detyrën e parlamentarit nga viti 1992, kohë kur në Shqipëri filluan proceset demokratike, deri në vitin 2001.

"Rrinim afër në parlament. Një ditë e pashë duke shkruar në faqen e prapme të një projektligji. Pas pak ma zgjati fletën dhe unë lexova:

Këtu ku mblidhet parlamenti,
kam vetëm një karrige...

E di se ç’mendon deputeti,
kjo kafshë politike...

Pastaj ma dha stilografin. “Po ta dhuroj”, më tha dhe më tregoi se me te kishte shkruar katër libra: “Pelegrini i vonuar”, “Lypsi i kohës”, “Njerëz të krisur” dhe “ Kalorësi lakuriq”.

I PAHARRUARI DRITERO!", shkruan ish-deputeti në statusin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0039541721343994