INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Napoli, arrestohen 55 mjekë. Iknin nga vendi i punës…për të luajtur tenis [Video]

Publikuar më: 17:17 24-02-2017

Policia ka arrestuar 55 mjekë në një nga spitalet e Napolit, pasi mungonin në spital dhe linin të sëmuret pa kujdes. Numri i të dyshuarve ka shkuar në 94 persona, për largim nga vendi i punës gjatë orarit zyrtar. Në shënjestër kanë qenë punonjësit e spitalit, "Loreto Mare" të Napolit, pasi gjatë dy viteve hetimi, ata kanë qenë protagonistë të mijëra episodeve të mungesës në spital . Për të konfirmuar veprimet e tyre, hetuesit kanë instaluar kamera në ambjentet e brendshme. Në mesin e 55 punonjësve ndaj të cilëve është caktuar masa e ndalimit arrest shtëpie, janë një neurolog, një gjinekolog, 9 radiografist, 18 infermierë, dhe punonjës te tjere. Arsyet e mungesave ishin nga me te cuditshmet. Një nga punonjësit, ishte larguar gjatë kohës së shërbimit për të shkuar në një hotel ku punonte si kuzhinier. Po kështu hetuesit kanë dokumentuar edhe rastin e një mjeku, i cili ndërsa ishte në detyrë mori një taksi dhe shkoi për të luajtur tenis, apo për tu marrë me çështje personale, të tilla si pazar për bizhuteri. Gjatë 2 viteve grupi hetimor regjistroi  orë të tëra filmesh dhe përgjimesh. Janë  kryer mbi 500 raste vëzhgimi si dhe janë dokumetuar mijëra episode të mungesave të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0017240047454834