INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nard Ndoka mbron Berishën përmes një arsyetimi…

Nard Ndoka mbron Berishën përmes një arsyetimi…

Publikuar më: 12:46 02-06-2016

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka qënë mbrojtësi i Berishës në seancën parlamentare. Ai nuk është pajtuar me të majtët për përjashtimin 10 ditë nga Parlamenti të ish-Kryeministrit Sali Berisha, duke iu kujtuar se kur kërcënoi Sadri Abazi, deputetin Sherefedin Shehu, me prerje veshi, nuk u morr asnjë masë.


Nard Ndoka tha: "Një deputet kërcënon një profesor të ekonomisë dhe nuk ka asnjë masë nga Gjykata juaj e Parlamentit. Ndërsa sot nuk e kemi opozitën përsëri në sallë se e keni përjashtuar ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin përsëri nga Parlamenti. Z.Berisha e ka fituar monopolin e së vërtetës këtu në Parlament, janë disa skandale që z.Berisha i ka denoncuar ato. E ka kthyer në institucion të vërtetën dhe ju ja mohoni të vërtetën. Ju keni zgjedhur rrugën shkurt duke e përjashtuar nga Kuvendi. Nuk e kuptoj këtë standard të dyfishtë, që përdor kjo mazhorancë.”
Ai foli dhe për ftesën që Kryeministri Rama i ka bërë kreut të opozitës, duke e konsideruar këtë ftesë si demagogji.

Article Logic
Execution time: 0.0032670497894287